Coutinho pritet t’i bashkohet Evertonit në një transferim sensacional dhe me çmim shumë të ulët

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho thuhet se do t’i bashkohet klubit anglez, Evertonit, në lëvizje tronditëse prej 35 milionë funtesh apo 40 milionë eurosh.

Ish-mesfushori sulmues i Liverpoolit nuk e gjeti kurrë mbështetjen e tij në Spanjë dhe nuk arriti të shfaqte asnjëherë potencialin e tij te Barcelona.

Huazimi te Bayern Munich dhe lëndimet e shpeshta ishin dy gjërat që e karakterizuan më shumë te klubi nga Camp Nou.

Tani, vera e vitit 2021 mund të jetë koha kur Coutinho largohet përfundimisht nga Barcelona, e cila e bleu atë për një shifër prej 140 milionë eurosh.

Sipas mediumit britanik The Sun, Coutinho është i vendosur të bashkohet në një transferim befasues te rivalët e Liverpoolit, Evertoni.

‘Toffees’ janë jashtëzakonisht të sigurt se ata mund të sigurojnë 28-vjeçarin e Barcelonës për një çmim prej vetëm 35 milionë funtesh apo 40 milionë eurosh.

Carlo Ancelotti thuhet të jetë shumë i sigurt në aftësinë e klubit për të nënshkruar me Coutinhon këtë verë.

Italiani planifikon t’i bëjë dyshe me James Rodriguez në treshen ofensive pas qendërsulmuesit dhe të synoj trofe me klubin anglez.

Evertoni në anën tjetër thuhet se po kërkon shtëpi për të mirëpritur Coutinhon me bashkëshorten e tij Aina dhe tre fëmijët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme