Dallimi i madh në vlerë mes Ballkanit dhe Slavia Prague

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Ballkani do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Përballë kampionit kosovar do të jetë ekipi çek, Slavia Prague, shkruan Gazeta Express.

Slavia Prague është ekipi favorit i grupit G dhe suharekasit do të kenë punë mjaft të vështirë.

Vlera e ekipit çek sipas Transfermarkt shkon në 53.38 milionë euro, kurse ajo e Ballkanit në 4.18 milionë sosh.

Lojtari më i vlefshëm te kampioni i Kosovës është Ermal Krasniqi me vlerë 350 mijë euro, kurse te Slavia Prague Tomas Holes me 7 milionë, i cili është i lënduar dhe Peter Olayinka me 6.5 milionë.

Të ngjashme