De Biasi ikën nga Shqipëria, shkon në Serie A

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 21:53 | Nga

Disa javë më parë, në mediat italiane Gianni de Biasi u përmend si një ndër kandidatët për të marrë drejtimin e Kaljarit. Sot, emri i trajnerit të Kombëtares shqiptare shfaqet sërish, madje si kandidaturë akoma më e fortë.

Humbja e djeshme 2-0 ndaj Empolit ka lëkundur seriozisht pozitat e teknikut aktual të sardëve, Masimo Rasteli. E ndërkohë që presidenti Xhulini ka marrë pak kohë për të vendosur, në mediet përtej Adriatikut kanë nisur të shfaqen emrat më të mundshëm për t’u ulur në krye të stolit kuqeblu.

Sipas “Calciomercato.com”, De Biasi është kandidati më i fortë, ndërsa emrat e tjerë që qarkullojnë janë edhe Edi Reja, Françesko Guidolin, Alberto Malezani, Domeniko Mandorlini dhe Andrea Stramaçoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme