De Jong: Sevilla mund të mposhtë shumë skuadra – edhe Barcelonën

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Barcelona sonte do të ketë përballë Sevillën, në ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Xhiroja e shtatë e La Liga gjen përballë njëra tjetrës Barcën dhe Sevillën, për kryendeshjen e kësaj xhiroje.

Të dy skuadrat qëndrojnë në kuotën e 13 pikëve, pas katër fitoreve, një barazimi dhe dy humbjeve, nga shtatë ndeshjet e luajtura.

Ka shtatë vite që kur Sevilla ka fituar në ‘Camp Nou’, por këtë ata synojnë ta bëjnë sonte. Besim në këtë ka edhe Luke de Jong, ylli i Sevilla.

“Ka shumë kohë pa fitore në ‘Camp Nou’, por besoj se në futboll është gjithçka e mundur” ka thënë De Jong, transmeton lajmi.net.

“Nëse luajmë me vetëbesim, mund të mposhtim shumë skuadra – edhe Barcelonën” shtoi holandezi.

29 vjeçari i është bashkuar Sevillas nga PSV gjatë korrikut dhe është optimist për ndeshjen e tij në ‘Camp Nou’.

Të ngjashme