Di Maria në Serie A

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 12:47 | Nga

Angel Di Maria ka ofertë për transferim në Serie A. Sipas gazetës italiane Tuttosport, dyshja e PSG-së, mesfushori Di Maria dhe mbrojtësi Meunier janë të preferuarit e Juventusit.

Ky medium raporton gjithashtu se të dy lojtarët mund të vihen në dispozicion për transferim, me PSG-në që dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës.

Meunier do të jetë zgjedhja e parë belge në Kupën e Botës, por ka humbur vendin e tij në Parc des Princes me ardhjen e brazilianit Dani Alves dhe po mendon largimin, transmeton “Albeu”.

Di Maria, ndërkohë, ishte shumë i lidhur me skuadrën e Juventusit dhe Interit verën e kaluar dhe ka mbetur me vetëm edhe një vit në kontratën e tij, kështu që Bianconerët do të provojnë për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme