Dortmundi i gatshëm ta shesë Pulisicin

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 14:45 | Nga

Christian Pulisic mund të largohet gjatë kësaj vere nga Borussia Dortmundi.

Talenti i jashtëzakonshëm amerikan ka pasur paraqitje fantastike edicionin e kaluar me Dortmundin.

Kjo ka bërë që pas tij të vihen skuadrat më të mëdha evropiane.

Chelsea, Arsenal, Manchester United,Bayern Munich, Real Madrid e Roma janë duke kërkuar këmbëshpejtin amerikan.

Dortmund është gati ta shesë lojtarin e tyre dhe tanimë i kanë caktuar edhe çmimin për të cilin mund të largohet lojtari.

Sipas medieve gjermane, skuadra verdh e zi dëshiron së paku 70 milionë euro për ta lënë të lirë Pulisicin.

Reprezentuesi amerikan ka kontratë me Dortmundin deri në qershor të vitit 2020.

Njëra nga skuadrat më të interesuara për lojtarin është Bayern Munich, por Dortmundi po insiston që ylli i tyre të shitet jashtë Gjermanisë.

Kësisoj destinacioni më i mundshëm i tij është Londra te Chelsea ose Madridi ku Reali po e sheh si zëvendësues të Ronaldos.

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdoj karrierën amerikani, pasi vështirë se do të mbetet në Dortmund.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme