Dy klube italiane pas Depayt

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Juventusi dhe Roma janë futurnë garë për sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay. Depay do të largohet nga Lyoni në fund të këtij edicioni si futbollist i lirë.

Për sulmuesin holandez, interesim të vazhdueshëm ka shprehur Barcelona.

Por së fundmi në garë për 27-vjeçarin kanë hyrë edhe dy skuadra italiane. Bëhet fjalë për Juventusin dhe Romën. Të dyja skuadrat kanë kontaktuar menaxherin e lojtarit për të parë mundësitë e transferimit.

Depay këtë edicion me Lyonin në të gjitha garat ka shënuar 15 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Ai është pjesë e Lyonit që nga viti 2017, kur u transferua nga Manchester Unitedi.

Të ngjashme