E duan të gjitha skuadrat e mëdha angleze, por Dortmund nuk e ka në plan shitjen e Bellingham

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Jude Bellingham po lidhet me një rikthim të mundshëm në Angli, vetëm pas një viti të kaluar te Borussia Dortmund.

Gjgianti gjerman kishte shpenzuar 23 milionë euro për transferimin e talentit anglez në verën e vitit 2020 nga Birmingham City.

Por paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me verdhezinjtë kanë bërë që të gjitha skuadrat e mëdha angleze, si Liverpool, Chelsea, Manchester United, Arsenal e Manchester City të vihen pas tij.

Lajmet e fundit ishin se The Reds do të bënin një ofertë prej 95 milionë euro për transferimin e lojtarit të talentuar në Anfield.

Por mediumi 90min, ka raportuar se Dortmund nuk e ka ndërmend të shes yllin e tyre të ri në vitin 2022.

Verdhezinjtë janë të gatshëm t’i përballojnë çdo oferte vetëm e vetëm që të mbajnë së paku deri në vitin 2023 lojtarin në Signal Iduna Park.

Të ngjashme