E pranon Ferdinand: Messi më turpëroi në finalen e Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Rio Ferdinand e ka pranuar se ishte ndier i turpëruar pas humbjes së Manchester Unitedit në finale të Ligës së Kampionëve më 2011, ndaj një Barcelone të udhëhequr nga Lionel Messi.

Golat nga Pedro, Lionel Messi dhe David Villa ia siguruar skuadrës së Pep Guardiolës një fitore prej 3:1 në Wembley, me Unitedin që kishte shënuar përmes Wayne Rooney, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Barcës atë sezon vlerësohet si njëra prej më të mirave në histori të futbollit, me treshen e mesfushës, Sergio Busquets, Cavi dhe Andres Iniesta në kulmin e karrierave të tyre përkatëse.

Ferdinandi dhe Unitedi ishin përballur me Barcën edhe në finalen dy vjetët paraprake dhe kishin humbur, prandaj qendërmbrojtësi anglez e njihte shumë mirë Messin, pas golit mahnitës që e kishte realizuar argjentinasi.

“Messi ishte vrasës”, tha Ferdinand për Copa90.

“Ronaldinho ishte i pabesueshëm, si magjistar me lëvizje të këndshme dhe lirshme. Por Messi, ai i bënte të gjitha ato plus në fund shënonte dhe asistonte”, shtoi ai.

“Barcelona na dha mësim të përkryer në Wembley. Po qëndroja në këmbë me Giggs dhe Scholes duke i shikuar ata tek e çonin lart trofeun dhe thashë: ‘Ndihem i turpëruar, djelmosha’. Ai (Messi) nuk tregoi respekt, na turpëroi”, zbuloi ai.

Të ngjashme