Ed Woodward jep dorëheqje shkaku i Superligës

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Ed Woodward nuk do të jetë më pjesë e Manchester Unitedit në fund të sezonit 2020/21.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, “Ed Woodward ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar ekzekutiv i Manchester United për shkak të situatës, Superligës”, shkroi ai në Twitter.
Ai do të largohet nga detyra aktuale pasi të mbarojë sezoni.

Mbrëmjen e sotme janë mbledhur 12 klubet themeluese të Superligës dhe raportohet se kanë shpërbërë këtë ligë që nxiti reagime të ashpra dhe kërcënime nga FIFA e UEFA.

Të ngjashme