Edhe Brescia heq dorë nga Balotelli?

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Mario Balotelli e ka luajtur lojën e fundit për Brescia-n, sipas raportimeve nga Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi nuk është shfaqur në stërvitje që kur qeveria italiane ka lejuar rikthimin e futbollit pas karantinës.

Këtë ai thuhet ta ketë bërë nga shqetësimi në lidhje me Covid-19, dhe shumë klube në botë kanë thënë se nuk do t’i dënojnë lojtarët nëse ndihen të pasigurt për t’u kthyer në stërvitje.

Në raport, thuhet që klubi po përgatit një dosje të sjelljeve dhe gabimeve të Balotelli-t në mënyrë që ta shmangin pagesën eventuale të ndonjë kompensimi si pasojë e prishjes së kontratës, Klan Kosova.


Të ngjashme