Ekipi i Kosovës mbërrin në Sllovaki, atje ku nesër fillon Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i të rinjve të Kosovës ka mbërritur në mëngjesin e së shtunës në Banska Bystrica të Sllovakisë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ekipi ka mbërritur pas një udhëtimi prej 16 orësh, shkruan Gazeta Express.

Në Sllovaki, nesër do të hapet Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj “Banska Bystrica 2022”.

Ekipi i Kosovës u prit nga shefi i misionit, Jeton Rudari, ndërsa vendosja u bë në konviktin e studentëve, aty ku është paraparë të akomodohet delegacioni ynë.

Të ngjashme