Eliminohet Shpati Zekaj

Prishtinë | 13 Shk 2022 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është eliminuar nga European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Zekaj në fazën e parë të repesazhit u mund nga britaniku, Rhys Thompson, me ç’rast humbi mundësinë për medalje.

Zekaj paraprakisht ishte mposhtur çerekfinale me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli.

Këshut, Shpati Zekaj e mbyll garimin me një fitore, atë ndaj gjermanit Daniel Herbst në raundin e dytë. Në të parin, xhudisti kosovar kaloi pa luftë.

Kujtojmë se Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinalen në kategorinë deri në 78 kilogramë, kurse Arbër Kullashi u eliminua në luftën e parë.

Të ngjashme