Emery: I gjithë klubi vendosi ta lë Ozilin jashtë skuadrës, jo vetëm unë

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Unai Emery ka thënë se vendimi për të lënë Mesut Ozilin jashtë skuadrës së Arsenalit u mor nga i gjithë klubi dhe jo vetëm ai.

31-vjeçari ka bërë dy paraqitje në të gjitha garat për Topçinjtë këtë sezon dhe nuk është përfshirë në skuadër në asnjë nga ndeshjet që nga shtatori.

Edhe pse ka thirrje në rritje mes tifozëve të Arsenalit për rikthimin e yllit gjerman në skuadër, Emery ka mbajtur qetësinë për arsyen e mungesës së tij.

Trajneri spanjoll ka thënë se ai ka mbështetjen e bordit të Arsenalit pasi mosmarrëveshja vazhdon.

“Këtu, ne kemi një strategji të dakorduar si një klub dhe një ekip. Sepse gjëja më e rëndësishme është klubi, ekipi dhe gjetja e një performance”, ka thënë fillimisht Emery.

“Më parë ne të gjithë po flisnim mes nesh për të marrë atë vendim. E di se të gjithë përkrahësit duan të dinë diçka, por tani nuk është momenti”.

“Mendoj se nuk është momenti të flasim për të”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Të ngjashme