Eufori në Madrid: 100 mijë anglezë bëjnë spektakël, masa të papara sigurie

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Madridi është përgatitur për ndeshjen e sontme të finalës së Ligës së kampionëve ndërmjet Liverpoolit e Tottenhamit, me masa të papara sigurie dhe policia për herë të parë do të përdorë dronin për të mbikëqyrur shikuesit.

Për rendin do të kujdesen 4.700 policë e roje private, që janë 700 agjentë më shumë se kur në dhjetor në ndeshjen e rrezikut të lartë atje luanin Boca Juniors dhe River Plate në finalen e Cope Libertadores.
“Për një ngjarje sportive, ky do të jetë rreshtimi më i madh i policisë”, ka thënë drejtori i policisë kombëtare Francisco Pardo.

Në Madrid kanë arritur rreth 100 000 tifozë Anglezë, prandaj policia është në gjende të gatishmërisë së plotë, asgjë nuk i lëhet rastit.

Tifozët Reds e Spurs kanë arritur që të enjten dhe e kanë pushtuar qendrën e qytetit. Ardhja e shumkicës së tifozëve të Liverpoolit e Tottenhamit në fakt ka përfunduar me aterrimin e aeroplanëve të fundit.

Këto janë pamje të sotme nga Madridi gjatë ditës, në pritje të ndeshjes së madhe:


Të ngjashme