Evertoni interesohet për Perishiqin

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Evertoni është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Ivan Perishqin.

Mesfushori i Interit, mund të largohet pasi nuk është i kënaqur me situatën në klub.

Mediat italiane kanë raportuar të hënën se trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti e dëshiron me çdo kusht kroatin.

Klubi anglez e ka kërkuar Perishiqin në formë huazimi me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Perishiqi këtë sezon me Interin ka 18 paraqitje në Serie A, duke shënuar një gol dhe asistuar tri herë.

Të ngjashme