Fatos Beqiraj, kapiten i Malit të Zi ndaj Kosovës

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Lojtari i lindur në qytetin e Pejës, Fatos Beqiraj do ta bart shiritin e kapitenit për ndeshjen ndaj Kosovës.

Mali i Zi takohet me ‘Dardanët’ më 7 qershor dhe Beqiraj do ta udhëheqë skuadrën vendase në fushë.

Me mungesën e Stevan Jovetic dhe Stefan Savic, përgjegjësia e shiritit të kapitenit ka shkuar në duart e sulmuesit me eksperiencë, raporton lajmi.net.

Ish-lojtari i Besës së Pejës do ta regjistrojë paraqitjen e 62-të për ‘Fajkojtë’, duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura që nga koha e pavarësimit të këtij shteti.

Beqiraj e nisi karrierën në Kosovë e më pas depërtoi në Malin e Zi, Kroaci, Kinë, Rusi, Belgjikë dhe tani së fundmi luan në Izrael.

31-vjeçari qysh nga viti 2009 kishte vendosur ta përfaqësonte Malin e Zi, pasi asokohe Kosova nuk ishte e pranuar në instancat më të larta të futbollit UEFA dhe FIFA.

Të ngjashme