Federata e Pingpongut e Kosovës organizon kamp për pingpongistët e rinj

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 08:24 | Nga

Federata e Pingpongut e Kosovës nga data 02-07 korrik 2018 organizon kampin për pingpongistët e rinj që do të mbahet në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj.

Ne këtë kamp do të marrin pjese vetëm 24 pingpongistët më të mirë, 14 meshkuj dhe 10 femrat, të përzgjedhur nga Selektori, Ylli Bislimi.

Kampi do të udhëhiqet nga eksperti Slloven Jose Uhr, që do të ndihmohet nga katër trajnerë vendor. Ndërsa përgjegjës i kampit do të jetë Ridvan Hashani.

Ky aktivitet mbështet nga Departamenti i sporti si dhe nga ETTU development program.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme