Ferdinandi kandidat për drejtor sportiv te Unitedi

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Rio Ferdinand mund të kthehet në Manchester United.

Ish mbrojtësi i kësaj skuadre tash është njëri prej kandidatëve më serioz për më marrë pozitën e drejtorit sportiv, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ferdinand thuhet se ka diskutuar mundësinë e kthimit me zëvendëspresidentin, Ed Woodward, përderisa pronarët e klubit, familja Glazer, ka provuar që mbrojtësin e pensionuar ta marrë në klub edhe për katër vjet.

Woodward besojnë se Ferdinand mund të ishte mjaftë i përshtatshëm për rolin e drejtorit sportiv, falë përvojës së tij në biznes poashtu edhe për historinë e tij me United.

Të ngjashme