Feronikeli ia vazhdon kontratën Hotit

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

KF Feronikeli po vazhdon të organizojë skuadrën për sezonin e ri.

Kampionët e Kosovës po vazhdojnë të nënshkruajnë kontrata të reja me lojtarët aktuale.

Është tani Mendurim Hoti që ka nënshkruar për dy vite tjera me Feronikelin.

Lajmi është konfirmuar në Facebook nga skuadra nga Drenasi.

Njoftimi i KF Feronikelit:

F.C. Feronikeli, po vazhdon me kontratat e reja për futbollistët.

Tashmë edhe zyrtarisht konfirmohet që edhe anësori i majtë, Mendurim Hoti, ka vazhduar kontratën me kampionët e Kosovës.

Hoti, ka nënshkruar edhe për dy sezone tjera, me të cilat do të luajë nën fanellën e F.C. Feronikelit.

Sulmuesi anësor, ka realizuar 10 gola këtë sezon në IPKO Superligën e Kosovës, duke kontribuar edhe me 5 asiste.

Të ngjashme