Feronikeli llogarit në tri pikë të reja ndaj 89-shit

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Te Feronikeli nuk mendojnë të ndalen, sidomos jo në këtë fazë dhe në ndeshjet që i luajnë në shtëpi, shkruan sot Koha Ditore.

Te skuadra nga Drenasi po llogarisin në fitore të re, të pestën në gjashtë xhirot e zhvilluara këtë vit.

Përballë Feronikelit, të dielën (14:00) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të jetë ish-kampionia Trepça ’89, që nuk po kalon momente të mira.

Kjo vlerësohet ndeshja kryesore e xhiros së 23-të të Superligës në futboll, me të cilën edhe nis faza e tretë dhe e fundit e kampionatit. Edhe kjo fazë do të ketë 11 xhiro dhe Feronikeli shpreson ta mbyllë ashtu siç po e nis, si lider. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme