FFK: Brenda ditës do të zgjidhet problemi i biletave

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 12:35 | Nga

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një deklaratë për portalin Koha.net ka thënë se biletat nuk do të shiten nëpër selitë e Z-Mobile për shkak të konfliktit të interesit me sponsorin gjeneral, Ipkon.

Salihu ka thënë se brenda ditës do të zgjidhet problemi për shpërndarjen e biletave dhe se FFK-ja do të dalë me një njoftim për shitjen e biletave.

Të martën është raportuar se prej sot nga ora 12:00 do të fillonte shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Ishujve Faroe që zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme