FFK-ja denoncon në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka denoncuar në polici shitjen ilegale të fanellave të Kombëtares së Kosovës nga dyqane online në rrjetet sociale.

FFK-ja sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë dhe të gjithë ata që do të bëjnë shitjen e tillë të fanellave do të paraqiten në prokurorinë e shtetit dhe në agjensionin e të drejtave autoriale dhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme