FFK-ja kundër “ndeshjeve humanitare” ku bëhen fyerje e provokime nga serbët

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 09:06 | Nga

Flamuj të Serbisë ishin shfaqur në majin e kaluar në stadiumin “Dragan Gjajiq” në Graçanicë, në qendër të Kosovës. Kishte pasur edhe thirrje e këngë të tifozëve për Kosovën pjesë të Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

Skena të ngjashme, që ndër të tjera mund të dëshmojnë praninë e Serbisë në Kosovë, mund të ndodhin edhe më 9 maj të këtij viti.

Është klubi i madh serb i futbollit, Cërvena Zvezda që ka njoftuar se do të vizitojë sërish Kosovën, përkatësisht qytezën fare pranë Prishtinës, Graçanicën dhe stadiumin “Dragan Gjajiq” të emërtuar sipas lojtarit më të madh që ka pasur gjiganti i futbollit nga Beogradi.

Qëllimi i vizitës sërish është i njëjtë – zhvillimi i një ndeshjeje miqësore me qëllim humanitar. Edhe në tre vjetët e kaluar Zvezda erdhi në Kosovë për të njëjtën arsye. Derisa në vitin e parë nuk kishte thirrje nacionaliste, në të dytin nisën ato, ndërsa vjet ishin fare të qarta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme