Fillim i mbarë i vitit për futbollistët e Kosovës

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Ashtu si pritej, Milot Rashica është shndërruar në një lojtar tjetër te Werder Bremeni, krahasuar me atë që ishte vitin e kaluar. Pas kritikave që mori në vjeshtë, te Werderi shpresonin në shpërthim të yllit kosovar në pjesën e dytë të kampionatit. Nëse paraqitet si të shtunën, shpërthimi i Rashicës nuk do të vihet në dyshim.

Mesfushori i krahut shënoi golin e vetëm për Werder Bremenin që fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Hannoverit, në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës gjermane, të parës për pjesën e dytë të kampionatit. Kështu Rashica (22) ka forcuar një moment të mirë që po e kalojnë lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa ai po bëhet vendimtar në një ekip të respektuar të njërës prej top-ligave evropiane të futbollit, të tjerë janë pranë që të bashkohen me skuadra të ligave të mëdha evropiane. Janë të paktën tre futbollistë të Kosovës që po rrinë në prag të skuadrave nga top-ligat evropiane, nëse për bazë merren raportimet e mediave të specializuara për transferim të lojtarëve. Për Arbër Zenelin, Donis Avdijajn e Edon Zhegrovën po interesohen skuadra të mëdha evropiane madje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme