Fillon maratona e 10-të e notit në Batllavë, Art Krasniqi del i pari

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Në liqenin e Batllavës ka filluar maratona e 10-të ndërkombëtare në not “Kosova 2019” i organizuar nga Federata e Notit të Kosovës.

Nga kjo maratonë i pari ka dalë notari Art Krasniqi, i cili e arriti finishin për 53:39.

Në këtë aktivitet sportiv po marrin pjesë notarë nga Kosova e vendet e rajonit, ndërsa veç kategorisë së meshkujve për të marrë pjesë këtu kanë të drejtë edhe femrat, njofton Klan Kosova.

Regjistrimi në garë ka kushtuar 10 euro për garues ndërsa për ata që tregojnë rezultate më të mira do të ketë edhe shpërblime në të holla, kupa e medalje dhe të gjithë garuesve do t’u ndahen diploma të pjesëmarrjes.

Pjesëmarrësit gjatë maratonës duhet të përshkojnë distancën prej 4.2 kilometra.

Më poshtë lista e pjesëmarrësve:

Të ngjashme