Fillon maratona “Prishtina 2022”, organizatorët e vlerësojnë si garë shumë të rëndësishme

Prishtinë | 25 Sht 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar në orë 09:00 vrapimi i garuesve në maratonën “Prishtina 2022”, aktivitet ky që është organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Federatës së Atletikës Halil Sylejmani, tha që kjo garë është shumë e rëndësishme dhe që në këtë garë po marrin pjesë garuese me renome ndërkombëtare

“Unë mendoj që kjo maratonë që në fillim, është jo thjesht e rëndësishmesh por është super e rëndësishmesh, sepse kjo garë e cila mbahet e 20-ta me radhë e ka dhënë provimin vete dhe këtu ka pruar garues me renome ndërkombëtare. Këtë garë unë mendoj që çdo qytetar i Kosovës duhet ta përkrah në çfarëdo forme që mundet, po ashtu falënderoj bashkorganizatorët” tha Sylejmani.

Në anën tjetër, Granit Rugova, drejtori i Federatës së Basketbollit të Kosovës, u shpreh se është i kënaqur me numrin e madh të garuesve.

“U gëzova që jam këtu dhe që po e shoh një numër kaq të madh të pjesëmarrësve dhe njerëzve që janë pro sportit dhe po merren me sport shpresoj që çdo i pranishëm të kënaqet dhe ky aktivitet çdo vit të bëhet më i madh” tha Rugova.

Të ngjashme