Florent Muslija shënon gol të çmendur në fund të takimit për ta shpëtuar Hannoverin nga humbja

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Hannover 96 ka marrë një pikë të artë në udhëtim në Bundesliga 2, duke barazuar 1-1 me Duseeldorfin në fund të takimit.

Golin për mysafirët e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, raporton Express.

Ai lansoi një bombë të vertetë nga distanca saqë skishte asnjë shans ta ndalte portieri.

Muslija po zhvillon një sezon pozitiv ku objektivi është që të rritet si lojtar dhe të rikthehet me Hannoverin ne Bundesliga.

Të ngjashme