Formacionet startuese: Reali dëshiron të forcohet në krye me triumf ndaj Getafes

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi zhvillon derbin e vogël lokal ndaj Getafes në ndeshjen e xhiros së 33-të në La Liga.

Los Blancos janë në krye të tabelës me një pikë më shumë nga përcjellësi i parë dhe pas gabimit të Barcelonës, e kanë mundësinë që ta rritin diferencën.

Blaugranët luajtën baras ndaj Atletico Madridit dhe në rast se Los Blancos triumfojnë ndaj Getafes do të shmangen me katër pikë në krye.

Trajneri Zinedine Zidane i ka përgatitur taktikat e tij të lojës përballë homologut në palën tjetër, Pepe Bordalas.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Mendy, Kroos, Casemiro, Isco, Modric, Benzema, Vinicius JR.

Të ngjashme