Formacionet zyrtare, Gjilani dhe Drenica luajnë për fitore

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Gjilani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas është nikoqir i drenicasve në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, ndeshje që zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ismet Munishit vjen nga dy humbje radhazi në kampionat dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive në këtë ndeshje në shtëpi.

Në anën tjetër, ekipi i Sami Sermaxhajt e ka ngritur formën dhe nivelin në ndeshjet e fundit dhe imperativ të vetëm kanë rezultatin pozitiv pasi duan të ikin nga pozitat që rrezikojnë rënien nga kategoria dhe barazhi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër disa mungesave.

Gjilani: Koliçi; Hajdari, Sorsa, Rapa, Veliu; Hila, Useini, Musolli; Çyrbja, Nikaç, Progni;

Drenica: Hasi; Frashëri, Gjoni, Bejta, Dumani; Dervishaj, Denisson Da Silva, Jashari, Uka, Rogova, Zabërgja;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme