Formacionet zyrtare, Shqipëri – Poloni

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria do të luajë ndeshjen ‘finale’ në kualifikime për Kampionatin Botëror, ku do të takohet me Poloninë në ‘Air Albania’.

Edi Reya për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Erit Berishën në portë, para tij treshja, Ardian Ismjali, Marash Kumbulla dhe Federik Veseli.

Në krahë janë Lorenc Trashi dhe Elseid Hysaj, ndërsa në qendër të mesfushës janë vendosur Ylber Ramadani dhe Keidi Bare.

Sulmi i është besuar Rey Manajt, që do të përkrahet nga Odise Roshi dhe Myrto Uzuni.

Në anën tjetër te Polonia starton Robert Lewandowski, ndërsa në mesfushë do të jetë Pietor Zielinski.

Shqipëria: Berisha; Kumbulla, Veseli, Ismajli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Uzuni, Manaj, Roshi

Polonia: Puchacz, Glik, Bednarek, Dawidowicz; Jozwiak, Klich, Moder, Zielinski; Buksa, Lewandowski

Ndeshja fillon në ora 20:45.

Të ngjashme