Formacioni i kombinuar i sfidës Liverpool-Manchester United, dominohet nga Reds

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli është nikoqir i Manchester Unitedit në ndeshjen e njohur si derbi më i madh anglez shkaku i rivalitetit ndër vite, takim i vlefshëm për javën e 19-të në Ligën Premier.

Reds i presin Djajtë e Kuq në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 17:30 në Anfield.

Kjo ndeshje pritet të jetë shumë interesante, pasi Unitedi ka rrëmbyer vendin e parë nga Liverpooli në javët e fundit, shkaku i disa rezultateve negative të Reds.

Por, cila skuadër ka në gjirin e saj futbollistë më të mirë dhe kush dominon një formacion të kombinuar.

Mediumi i njohur Sportskeeda ka përpiluar një formacion të kombinuar të Liverpoolit dhe Unitedit, formacion që dominohet nga lojtarët e Redsave.

Në këtë formacion të kombinuar, Liverpooli ka plot tetë lojtarë, ndërsa Djajtë e Kuq vetëm tre.

Formacioni i kombinuar: Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Maguire, Robertson; Thiago, Henderson; Salah, Bruno Fernandes, Mane; Rashford;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme