Formati dallues i edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Gara më e madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve, këtë edicion vjen më ndryshe se çdo sezon tjetër.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, futbolli u pezullua për disa muaj dhe kjo bëri që të shtyhen ligat dhe të gjitha kompeticionet tjera.

Garat e UEFA-s përveçse u shtynë, u ndryshua edhe formati i zhvillimit të tyre. Duke qenë se në Ligën e Kampionëve ishin caktuar disa çerekfinalistë, edhe të tjerët do të përcaktohen në të njëjtën mënyrë si më parë: Pra, ndeshjet e kthimit do të zhvillohen në stadiumet përkatëse, por natyrisht, pa tifozë.

Ndryshimi më i madh qëndron në fazat e mëtutjeshme: çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

Fillimisht, u ndryshua lokacioni dhe këto faza do të zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë në dy stadiume, Estadio da Luz dhe Estadio Jose Alvalade.

Duke qenë se ndeshjet zhvillohen në formë të një turneu të eliminimit direkt, është e qartë se do të ketë vetëm nga një ndeshje dhe fituesi vazhdon në fazën tjetër.

Të ngjashme