Futbollistët e Spanjës marrin vaksinën anti-Covid

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Spanjës kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.

Kjo ndodhi pikërisht në ditën kur do të nisë Euro 2020, sonte me sfidën Itali-Turqi nga ora 21:00.

Sergio Busquets doli i pari pozitiv me Covid-19 ditë më parë te Spanja, që pasoi më pas me Diego Llorenten, por ky i fundit në tri testet e fundit ka rezultuar negativ dhe pritet edhe një rezultat.

Sido që të jetë, gjithçka që ndodhi para Kampionatit Evropian shtyri Spanjën që shpejt e shpejt të vendosë për vaksinimin e futbollistëve që tani do të jenë të fokusuar vetëm te Euro 2020.

Spanja e nis aventurën në Evropian me 14 qershor kundër Suedisë, derisa më pas do të ketë punë me Poloninë dhe në fund me Sllovakinë.

Të ngjashme