Futbollisti serb i Realit rrezikon tre vjet burgim

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Luka Joviç ishte një nga futbollistët më të përfolur në muajin e kaluar, kjo për shkak të problemeve që kishte me shtetin e tij.

Gjatë kohës kur Koronavirusi kishte shpërthyer në Spanjë, sulmuesi i Real Madridit u largua dhe shkoi në vendlindjen e tij në Serbi.

Megjithatë Joviç hasi probleme të shumta, teksa i ndalua dhe kishte thyer karantinën.

Masat në Serbi janë të ashpra dhe sulmuesi tashmë rrezikon shumë.

Dënimet që mund të marrë Joviq tani, fillojnë nga 1 mijë e 275 euro gjobë deri në tre vite burg.

Gjithsesi mundësitë e mëdha janë që lojtari të dënohet me gjobë, ashtu siç ndodh shpesh me sportistët e mëdhenj.

Të ngjashme