Futbollisti shqiptar nënshkruan me Fenerbahcen

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 13:03 | Nga

Eljif Elmas, nënshkroi kontratë 3 vjeçare me Fenerbahce-n në stadiumin Ülker, ndërsa ishin të pranishëm edhe babai, vëllai i tij si dhe nënkryetari i klubit, Şekip Mosturoğlu.

Futbollisti i ri nga Shkupi, Eljif Elmas, i cili u transferua nga Rabotnicki i Maqedonisë në Fenerbahce, ka nënshkruar kontratë me klubin nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Eljif Elmas, nënshkroi kontratë 3 vjeçare me Fenerbahçe-n në stadiumin Ülker, ndërsa ishin të pranishëm edhe babai, vëllai i tij si dhe nënkryetari i klubit, Şekip Mosturoğlu.

Mosturoğlu, në deklaratën e tij tha se që nga muaji korrik kanë filluar bisedimet në lidhje me Elmas. Ai tha se kanë arritur në marrëveshje pas përfundimit të sezonit për transferime. “Ne shpresojmë që ky nënshkrim të jetë i dobishëm për futbollistin tonë dhe Fenerbahce-n. Kur bisedonim me atë ishte më i ri se 18 vjeç. Këtë javë i mbushi 18 vjeç”, tha ai.

Nga ana tjetër ylli i ri i klubit verdhë e kaltër, Eljif Elmas tha se “Jam shumë i lumtur që kam ardhur në një klub, në një familje të këtillë. Fenerbahce është një klub i madh. Shpresoj të qëndroj shumë vite në Fenerbahce. Dëshiroj të bëj gjëra të mira. Shpresoj që këtë vit të jemi kampion”

Ai në fjalën e tij rikujtoi edhe ndihmën e ish-basketbollistit të Fenerbahce-s, Pero Antic në transferimin e tij. “Pero Antic u bë një shok i mirë i imi. Më tregoi se Fenerbahce është një klub i madh”, u shpreh Elmas

Pasi transferimi i tij u bë me vonesë për shkaqe objektive, Elmas nuk do të mund të luajë në pjesën e parë të këtij sezoni.

Elmas i cili ishte transferuar më herët në klubin turk Fenerbahce nga Rabotnicki i Maqedonisë, nuk arriti të nënshkruajë kontratë për shkak se nuk kishte mbushur moshën 18 vjeçare.

Ndërsa Fenerbahce bëri kërkesë tek FIFA që të mund të nënshkruajë kontratë me futbollistin nga Shkupi pasi që të festojë ditëlindjen e 18’të.

FIFA më 19 shtator pranoi kërkesën e Fenerbahces.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme