Gianni Infantino bën homazhe para shtatores së legjendës Fadil Vokrri

Prishtinë | 30 Sht 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka filluar vizitën e tij në Kosovë, me një vizitë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Paraprakisht, Infantino, ka bërë homazhe tek shtatorja e legjendës, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje.

Infantino ka arritur para pak minutave në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga krerët e shtetit dhe do të flasë para mediave në orën 15:00.

https://www.facebook.com/watch/?v=440349071523394

Të ngjashme