Gjilani fiton grante në vlerë prej 3.2 milionë euro

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit do ta nis vitin 2020 me 1.5 milionë euro shtesë, pasi kjo e fundit ka fituar projekte të rëndësishme n​ga Komisioni Europian, në fushën e kulturës, mjedisit e bujqësisë, ku përfshihet edhe bashkëpunimi ndërkufitar.

Ndërsa, shuma totale e projekteve të sektorit publik dhe privat, është 3.2 milionë euro, të gjitha të fituara, pasi i janë nënshtruar konkurrencës në projektet IPA të Komisionit Europian, thuhet në njoftimin e komunës drejtuar mediave.

“Grantet e reja që i ka fituar Komuna janë për përmirësimin e mjedisit, në fushën e kulturës dhe bujqësisë, konkretisht projekti për bashkëpunim ndërkufitar Gjilan-Kumanovë, ai mes Komunës dhe Hidromoravës, sikurse edhe për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe Tregut të Kafshëve. Jam shumë i lumtur dhe falënderues për Komisionin Europian për mbështetjen e madhe për Gjilanin”, ka thënë kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme