Gjilani rikthehet te fitoret, triumfon me shumë mund në udhëtim te Besa

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Gjilani ka fituar me shumë vështirësi në udhëtim te Besa me rezultat të ngushtë 1-2.

Gjilani e nisi për mrekulli takimin, kur realizoi golin e epërsisë në minutën e parë.

Ishte sulmuesi anësor Gerhard Progni që shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij 0-1.

Vendasit patën disa raste të mira shënimi, por pjesa e parë eu mbyll me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.

Besa rrezikoi në fillim të pjesës së dytë me Ardit Tahirin, por goditja e tij shkoi jashtë.

Gjilani e ngriti epërsinë në 0-2 kur shënoi Darko Nikac nga afërsia pas asistimit nga Arbër Çyrbja në minutën e 64-të.

Përkundër që u dok se mysafirët do të marrin një fitore të lehtë, Besa ngushtoi epërsinë falë golit të Sylës 12 minuta para fundit të ndeshjes.

Besa mori iniciativën dhe krijoi disa raste të mira shënimi, por fitoren Gjilanit ia siguroi portieri Enea Koliqi falë pritjeve fantastike.

Me këtë fitore Gjilani ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër Besa e mbyll këtë stinor vjeshtor si e fundit në renditjen me vetëm gjashtë pikë.

Gjilani do ta luaj ndeshjen e radhës në kuadër të Kupës së Kosovës ndaj KEK-ut, ndërsa do ta zhvillojë edhe ndeshjen e mbetur në kuadër të Superligës ku do të jetë mysafir i Ballkanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme