Gjykata merr vendim për dy tifozët e Gjilanit që e bënë llom portierin e Ballkanit

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Dy tifozët e Gjilanit Fadil Robelli dhe Blend Korça kanë dalë sot para gjykatës si të dyshuar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashërin. Gjykata ka marrë vendim që dy të dyshuarve t’ua caktojë masën e paraburgimit prej një muaji.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, njëri nga ta e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar përtokë viktimën, ndërsa tjetri e ka goditur me shqelm në fytyrë.

Robelli dhe Korça dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Huliganizmi”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20h, në Gjilan, në stadiumin e qytetit, përderisa zhvillohej ndeshja e futbollit në mes të SC Gjilanit dhe KF Ballkanit, nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hynë në fushën e futbollit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, derisa njëri i pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke, tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin S.F., i shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës”./sinjali/

Të ngjashme