Grealish gjithnjë e më afër kalimit te Manchester United

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Manchester United dëshiron të transferojë në këtë verë Jack Grealishin nga Aston Villa.

Djajtë e Kuq ka kohë që po tentojnë të transferojnë anësorin, derisa rivali i tyre nga Liga Premier do të shesë atë në këtë afatin kalimtar të ardhshëm.

Por, sipas asaj që raporton Daily Mirror, Aston Villa nuk do të heq dorë edhe aq lehtë nga lojtari, pasi kërkon një shumë të majme.

Unitedit i është bërë me dije se për të transferua Grealishin, ata duhet të paguajnë një shumë rreth 85 milionë euro.

Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar që të transferojë në Old Trafford.

Skuadra angleze mund të ofrojë dy lojtarë plus para për të realizuar transferimin e Grealish. 

Të ngjashme