“Griezmanni s’i duhej Barçës”

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka lavdëruar sulmuesin francez, por thotë se katalunasit kanë sistem tjetër të lojës dhe ai nuk u përshtat sa duhet

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta insiston se Antoine Griezmann nuk ishte lojtari i duhur për gjigantin katalunas.

Krejt i klubit nuk i vë në diskutim kualitetet e sulmuesit francez, të cilin edhe e lavdëroi.

Por, ndërkohë shton se Barça e bën një stil ndryshe të lojës, në krahasim me atë të kampionit të botës me Francën, përcjell “Gazeta Express”.Reklamë

“Të gjithë e dinë se çfarë tipi i lojtarit është, se çfarë kualiteti e ka Griezmann. Mirëpo, mendoj se nuk është adaptuar në sistemin tonë të lojës. Megjithatë, sjellja dhe përkushtimi i tij kanë qenë gjithmonë të mira. Sigurisht, nuk ishte lojtari për të cilin kishim nevojë”, deklaroi Laporta për “Onze su Esport 3”.

“Ai megjithatë ka shënuar dhe në kupën që e fituam ka qenë lojtar i rëndësishëm. Është e qartë se ka mundur të jepte më shumë, por ka hasur në vështirësi të ndryshme”, përfundoi kreu i klubit katalunas. 

Të ngjashme