Guardiola “bekon” Valverden, është një trajner i madh

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 14:57 | Nga

Guardiola është i qartë se trajneri Ernesto Valverde është më shumë se i gatshëm për sfidën e Barcelonës.

Trajneri i Manchester City vlerësoi nënshkrimin e Valverdes në një eveniment të organizuar nga “Fondacioni Cruyff”.

“Ernesto është mik shumë i mirë dhe unë jam i sigurt se do të bëjë shumë mirë. Ai është shumë afër filozofisë së Barcelonës, është një trajner i madh. Nuk ka nevojë, nuk do t’i jap ndonjë këshillë. Mendoj se e ka demonstruar veten më së miri në Greqi dhe vende të vështira, si Valencia. Gjithashtu, me Athleticon. Ai di gjithçka nga futbolli, por është edhe një person i jashtëzakonshëm”, tha Guradiola.

Ai gjithashtu, u pyet për krahasimin me Real Madridin, se çfarë duhet të bëjë Barcelona për të fituar përsëri Championsin.

“Pak gjëra ka për të bërë, sepse ky ekip fitoi Kupën e Mbretit, luftoi deri në fund për titullin kampion në La Liga. Barcelona është klubi më konkurrues në 15 vitet e fundit. Në Evropë, një pasdite e keqe mund t’ju dërgojë jashtë. Por, nuk ka pasur asnjë skuadër konkurruese si Barça. Sepse, Championsi është më i shkurtër, ju mund të bëni tetë ndeshje të mira”, u shpreh ai.

Përveç kësaj, trajneri i “qytetarëve” ka kërkuar të nxjerrë në pah punën e Luis Enriques, “ai ka luajtur me një stil shumë të ngjashëm me të paraardhësve dhe krijoi një ekip pothuajse të pandalshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme