Guardiola: Kalendari i futbollit është i çmendur, po i vret lojtarët tanë

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur ashpër për në kalendarin e futbollit, duke thënë se po i vret lojtarët për shkak të lodhjes.

Në një konferencë për shtyp Guardiola foli për këtë fenomen që është duke i shkatërruar lojtarët.

“Disa nga lojtarët e mi, të cilët kanë qenë të zënë deri kohët e fundit në Kupën e Kombeve të Kupës dhe Afrikës, do të mbërrijnë më 29 ose 30 korrik, të tjerë më 3 – 4 gusht”.

“Iu lashë atyre njëfarë lirie, sepse nuk dua që ata të kthehen nëse ende nuk janë mirë, nëse janë të lodhur dhe nuk janë rikuperuar ende nga një sezon i vështirë”.

“Mahrez? Ndërsa ne po përgatitemi për sezonin e ardhshëm, Riyad sapo e ka përfunduar atë të fundit”.

“Është një kalendar i çmendur dhe do të përfundojmë duke i vrarë lojtarët tanë, nuk mund të vazhdojmë kështu”.

“Lojtarët duhet të marrin frymë, të pushojnë, të japin cilësi më të madhe në garat ku marrin pjesë”, ka thënë Guardiola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme