Hadërgjonaj i etur për sukses në Premier League

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 10:27 | Nga

Mesfushori Florent Hadërgjonaj është i etur të tregojë paraqitje të mira në edicionin e ri në Premier League.

Ai pret ta dëshmojë veten se ka merituar të ishte pjesë e Zvicrës në botërorin që u mbajt në Rusi. Pavarësisht paraqitjes së mirë që pati sezonin e kaluar me Huddersfieldin, Zvicra e la jashtë Botërorit.

“Zhgënjimin për atë që nuk u ftua te Zvicra, Hadërgjonaj po e përdor shumë mirë te Huddersfieldi. Ai është i etur për të treguar sezonin e ri në Premier League se ka vlera”, shkruan “tribalfootball.com”.

24-vjeçari u vlerësua ndër më të mirët te Huddersfieldi në miqësoren, që të martën e fitoi ndaj Bolognas 2:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme