Vendimtar në fitoren e Huddersfieldit në udhëtim, Hadergjonaj zë vend në formacionin e javës

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Florent Hadergjonaj është rikthyer në formacionin bazë të Huddersfieldit dhe për këtë klub janë rikthyer sukseset.

Bardhekaltërtit kanë marrë një fitore të madhe në mesjavë në udhëtim te Charlot Athletic me rezultat minimal 0-1.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 91-të nga sulmuesi Daly.

Meritë të madhe në këtë fitore të Huddersfield kishte edhe mbrojtësi kosovar Florent Hadergjonaj që bëri një asistim fantastik për Dalyn.

Reprezentuesi kosovar u paraqit si mbrojtës i majtë në këtë takim dhe bëri paraqitje brilante.

E falë paraqitjes së mirë, Hadergjonaj është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 21-të në Championship.

Një lajm i mirë ky për Hadergjonajn i cili duket se po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Huddersfieldit pasi pritet largimi i tij në janar.

Telegrafi ditë më parë ka raportuar se Atalanta, Fenerbahce dhe Fulham kanë bërë oferta dhe deçanasi brenda disa ditëve pritet të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme