Hamilton starton garën në Austri nga pozita e pestë

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, do ta startojë garën e sotme të Formula 1 në Austri tri pozita më poshtë se që është kualifikuar. Hamilton garën do ta nisë nga pozita e pestë startuese, pasi gjatë kualifikimeve të së shtunës nuk ishte ngadalësuar kur ishte shfaqur flamuri i verdhë.

Dënimi i Hamiltonit ka ardhur pas ankesës së ushtruar nga skuadra e Red Bullit. Është njoftuar në faqen zyrtare të Formula 1. Hamilton kishte dal i dyti në kualifikime pas kolegut të tij te Mercedesi, Valtteri Bottas. 

Gara në Austri nisë nga ora 15:10. Është gara e parë e edicionit në Formula 1.

Të ngjashme