Haradinaj: E mrekullueshme, Kosova me tri medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është gjë e mrekullueshme që Kosova është me tri medalje në kampionatin botëror të xhudos, në Tokio të Japonisë.

“I lumtur të shoh se falë punës së madhe të mjeshtrit të xhudos, Driton Kuka, dhe xhudisteve të arta, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, emri i Kosovës të shkëlqejë edhe njëherë në arenat sportive botërore. Faleminderit vajza, jeni krenaria e të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme