Hazardi shtyn vendimin për të ardhmen

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 17:06 | Nga

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, raportohet se do të shtyjë vendimin për të ardhmen e tij në klub.

“Blutë” janë përpjekur vazhdimisht të bindin 27-vjeçarin për kontratë të re në muajt e fundit. Ai ka edhe dy vjet me kontratën aktuale, ndërsa sipas “London Evening Standard”, Hazardi është i vendosur të shohë nëse bashkëkombësi i tij Thibaut Courtois do të largohet nga klubi apo jo, para se të publikojë vendimin.

Courtois raportohet se mungoi në ushtrime të hënën dhe të martën duke shtuar spekulimet për largim nga klubi.

Chelsea këtë verë ka transferuar mesfushorin Jorginho dhe portierin Rob Green.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme