Montreal Impact e ka konfirmuar si trajner të ri të klubit legjendën e Arsenalit, Thierry Henry.
Henry, që së fundmi kishte drejtuar Monacon, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin kanadez që është pjesë e MLS.
“Është nder të menaxhoj Montreal Impact dhe të kthehem në MLS”, ka thënë Henry.